18.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Hisën Berisha, Rrëzimi i vendimit të KQZ-së për listën serbe:”Në detaje fshihet djalli thonë”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka komentuar rrëzimin e vendimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për listën serbe, duke theksuar se ky është pjesë e një skenari të parapërgatitur për fushatën zgjedhore. Ai e konsideron këtë veprim si një përpjekje të vazhdueshme nga ana e Serbisë që nga viti 2022 për të shfrytëzuar zhvillimet në Kosovë për të krijuar efekte elektorale.

Berisha e cilëson si të pritur këtë situatë, duke shtuar se fushata zgjedhore ka filluar që pas ngjarjeve tragjike të vitit 2022, kur u vra një polic në Banjskë, dhe se këto zhvillime, përfshirë sulmet dhe barrikadat, janë përdorur për të arritur qëllime elektorale. Ai gjithashtu përmendi faktin që lista serbe ka nevojë të rishikohet për shkeljet penale dhe kushtetuese që mund të jenë bërë gjatë këtyre periudhave.

Berisha kritikoi veprimet e politikanëve që nuk kanë qenë pjesë e krijimit të shtetit të Kosovës dhe që, sipas tij, po veprojnë në dëm të Kosovës dhe në shërbim të Serbisë. Ai gjithashtu theksoi se faktori kombëtar nuk është përfshirë në këto skenarë, duke aluduar në ndikimin e Serbisë dhe liderëve të saj në këto zhvillime.

“Ka qenë e pritur. Ne jemi pothuajse në fushatë zgjedhore. Sa i përket pozitës, qeverisë ata kanë qenë në fushatë elektorale që nga fillimi, nga 2022 dhe kur u vra polici në Banjskë dhe në atë moment fatkeqësie kanë dashur të përfitojnë. Këto zhvillime qofshin ato më tragjike si ai sulm apo sulmi i kanalit apo loja me largimin nga salla të gjitha këto i shpërbejnë efekteve elektorale.

U pa dhe puna e listës serbe, kam bërë një reagim që lista serbe duhet të rishikohet të gjitha shkeljet penale apo kushtetuese nëse vërejmë barrikadat apo sulmet mbi KFOR janë nxitur dhe vetë. Atje udhëhiqet me ligjin e të fortit që është Radoiçiç që shkon deri te Vuçiç.

Sa i përket mekanizmave për të imponuar se kush do jenë pjesë e listës ka, por kjo formë ishte thjeshtë dhe skenar për efekt elektoral dhe çdo veprim i bërë deri më sot ka qenë i kësaj natyre prandaj nuk na ka surprizuar asgjë deri më tani.

Këta kanë deficit se në moshën e duhur s’kanë qenë pjesë e krijimit të shtetit të Kosovës dhe bëjnë të tilla veprime vetëm që ta dëmtojnë Kosovën dhe që janë në shërbim të Serbisë. Sa i përket faktorit kombëtar nuk është i përfshirë në këto skenarë. Në detaje fshihet djalli thonë, shiko vetëm në momentin që u mor ky vendim, nuk votuan fare abstenuan nga vendimi dhe më pas dolën direkt me deklaratë që ja këto janë vendimet.”

Sa i përket ndalimit të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për të vizituar Luginën e Preshevës, Berisha tha se kjo lidhet me krizën politike në Serbi, e cila është përshkallëzuar nga protestat kundër Presidentit Aleksandër Vuçiç. Ai parashikoi se Serbia do të vazhdojë të përballet me krizë të brendshme, dhe se kjo situatë mund të ketë pasoja të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...