Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është thirrur sërish në SPAK ditën e sotme. Shkak ështëbërë kallëzimi i bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Më herët, Leli u paraqit në SPAK në datën 22 korrik.
Prokuroria është treguar e rezervuar në dhënien e informacioneve të mëtejshme për hetimin mbi të cilin po pyetet Leli. Ndërkohë Kujtojmë se kryeministri, Edi Rama prej kohësh e ka sulmuar haptas Lelin për mbarëvajtjen e punëve dhe pastrimin në Vlorë.