5.5 C
Tiranë
Sunday, February 1, 2026
spot_img

Kryebashkiaku Veliaj në Forumin e OKB-së, prezanton transformimin e Tiranës me një sërë projektesh novatore

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në Forumin e kryetarëve të Bashkive në OKB Gjenevë (UNECE Forum), ku prezantoi transformimin e Tiranës me një sërë projektesh novatore dhe nismat e gjelbra, për rritjen e cilësisë së jetës në kryeqytet.

Veliaj ishte dhe bashkëdrejtuesi i seancës që hapi sesionin e dytë të Forumit, ku u bënë bashkë kryebashkiakë të shumë qyteteve europiane, si Vilnius, Riga, Madrid, Ghent etj. Në këtë sesion u shfaq vizioni i krerëve lokalë për të ndërtuar komunitete të qëndrueshme.

Në fjalën e tij, në selinë e OKB në Gjenevë, Veliaj theksoi se Tirana vendosi t’i bashkohet qyteteve si Parisi, Milano dhe Londra, të cilat përshtatën strukturën e qyteteve me nevojat pas pandemisë për zhvillim të qëndrueshëm.

Më shumë korsi të dedikuara për biçikletat, trotuare më të gjera, autobusë hibridë për transportin publik, stacione karikimi për makinat elektrike, stimuj fiskalë për lëvizjen elektrike dhe ditët pa makina, Pylli Orbital, mbjellja e 2 milionë pemëve, si dhe lagjet “15 min” të projektuara nga Casamonti dhe Boeri, ishin disa nga nismat që përmendi kryebashkiaku i Tiranës, te cilat po ndodhin në kryeqytetin shqiptar.

Veliaj tha se projekte zhvilluese dhe transformuese si Piramida dhe nisma të tjera që i çojnë të rinjtë drejt teknologjisë, i kanë dhënë një tjetër hov Tiranës së të ardhmes.

Kryebashkiaku nuk la pa përmendur edhe solidaritetin e kryeqytetit shqiptar për çka po ndodh në Ukrainë.

Kryebashkiaku nuk la pa përmendur edhe solidaritetin e kryeqytetit shqiptar për çka po ndodh në Ukrainë.

“Tirana qëndron në krah të Ukrainës! Në këto kohë dramatike, donim të tregonim miqësinë tonë si dikur për hebrenjtë, vëllezërit tanë kosovarë dhe afganët vitin e kaluar, sepse ne vijmë nga i njëjti djep ku lindi Shën Tereza jonë, një ikonë e shqiptarëve, e dashurisë së Zotit, të varfërve dhe atyre në nevojë në mbarë botën”, tha Veliaj në OKB, duke veçuar faktin se në Tiranë një rrugë pranë ambasadës ruse dhe serbe ka marrë emrin “Ukraina e Lirë”. Ai përmendi se në datën 8 prill në Tiranë është thirrur edhe një manifestim i madh në mbështetje të popullit ukrainas.

Veliaj e mbylli fjalën e tij me një ftesë për të vizituar Tiranën, Kryeqytetin Europian të Rinisë për vitin 2022.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arrestohet 30-vjeçari në Sarandë për shitje të kanabisit, sekuestrohen lëndë narkotike dhe automjeti

0
Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, teksa dyshohet se shiste kanabis të ndarë në doza gati për shitje. Operacioni u organizua dhe...

Presidenti Vuçiç nënshkruan “Ligjet e Mrdiçit”, opozita alarmon për kontroll mbi gjyqësorin dhe pengesë...

0
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nënshkruar një seri ligjesh të propozuara nga deputeti i SNS-së, Ugljesha Mrdiç, të njohura si “Ligjet e Mrdiçit”,...

Tre arrestime dhe 4 në hetim në Tiranë për kontrabandë të veshjeve të luksit

0
Tre persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë vënë nën hetim në Tiranë, të akuzuar për kontrabandë të veshjeve të luksit nga Kina...

Amnistia penale pritet të përfshijë mbi 10 mijë persona, përfitojnë edhe gra dhe të...

0
Mbi 10 mijë persona pritet të përfitojnë nga amnistia e ardhshme penale në Shqipëri, sipas shifrave paraprake të Ministrisë së Drejtësisë. Nga ta, mbi...

Këshilli i Europës alarmohet nga numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri

0
Numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri ka shqetësuar Këshillin e Europës, duke nxitur vlerësime kritike për përdorimin e masës së paraburgimit. Kryeministri...