34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Rriten sulmet kundër emigrantëve rusë dhe ukrainas në Gjermani që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës

Sulmet kundër emigrantëve rusë dhe ukrainas në Gjermani janë rritur që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Ministrja e Brendshme Nancy Faeser tha se që nga fundi i shkurtit, 308 sulme kundër rusëve janë regjistruar nga policia, mes tyre 15 ishin akte dhune.

“Sulmet kundër rusëve dhe objekteve ruse janë në rritje”, tha ajo për Neue Osnabruecker Zeitung.

Rreth 250,000 emigrantë nga Rusia dhe 150,000 nga Ukraina jetonin në Gjermani përpara se Vladimir Putin të niste pushtimin, që ka bërë që më shumë se 300,000 ukrainas të shpërngulen në këtë shtet.

Sulmet kundër ukrainasve janë rritur gjithashtu, tha ministrja Faeser, ku 109 raste janë regjistruar në polici që nga fundi i shkurtit, duke përfshirë 13 akte dhune.

“Ky konflikt nuk duhet të lejohet të depërtojë në shoqërinë tonë”, tha ajo.

“Ne duhet t’u kujtojmë njerëzve se kjo është lufta kriminale e Putinit. Nuk është lufta e njerëzve me origjinë ruse që jetojnë këtu në Gjermani.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

33 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 6 vijojnë aktive – angazhohen 214...

0
Plot 33 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 6 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe...

Elbasan/ Dyshohet se joshte të mitur për takime, arrestohet 59-vjeçari

0
Një 59-vjeçar, banues në Elbasan, është arrestuar nga Policia gjatë fundjavës, pasi dyshohet se tentonte të krijonte kontakte me të mitur me qëllim kryerjen...

33 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 6 vijojnë aktive – angazhohen 214...

0
Plot 33 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 6 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe...

Zjarret në Dibër/ Izolohen vatrat në Dibër, Klos e Mat, aktive mbetet vetëm Ballenja...

0
Situata nga zjarret në Qarkun e Dibrës paraqitet më e qetë në nisje të kësaj jave. Vatrat që ishin aktive në Dibër, Klos dhe...

Mbi 5 kg drogë në Tiranë, arrestohen dy të dyshuarit: 3 kg kokainë dhe...

0
Mbi 5 kilogramë lëndë narkotike, mes tyre rreth 3 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë heroinë, janë sekuestruar në kuadër të një operacioni antidrogë të...