8.5 C
Tiranë
Sunday, February 1, 2026
spot_img

Kryeministri britanik,dhe shefja e Komisionit Evropian pritet të zhvillojnë “bisedime finale” për një marrëveshje të re

Kryeministri britanik, Rishi Sunak dhe shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të zhvillojnë “bisedime finale” për një marrëveshje të re – pas Brexitit – për Irlandën Veriore.

Ata do të takohen në mesditën e së hënës për të diskutuar “sfida komplekse”, kanë thënë zyrtarë të zyrës së Sunakut.

Mbretëria e Bashkuar dëshiron të ndryshojë marrëveshjen aktuale – e cila parasheh kontrollimin e disa mallrave kur ato hyjnë në Irlandën Veriore nga pjesë tjera të Britanisë së Madhe.

Një marrëveshje e re është duke u pritur tash e disa ditë.

Zëvendëskryeministri britanik, Dominic Raab, ka thënë më herët se Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian janë shumë afër marrëveshjes dhe që blloku evropian i ka tejkaluar disa çështje.

Zyrtarët britanikë kanë thënë se deri më tani janë zhvilluar “qindra orë bisedime” dhe se është arritur “përparim konstruktiv”.

Marrëveshja e ashtuquajtur, Protokolli i Irlandës Veriore, është nënshkruar nën udhëheqësinë e ish-kryeministrit britanik, Boris Johnson, teksa Mbretëria e Bashkuar është larguar nga Bashkimi Evropian.

Sipas marrëveshjes, Irlanda Veriore ka vazhduar të ndjekë disa ligje të BE-së, ashtu që mallrat të mund të transportohen lirshëm në kufirin e Republikës së Irlandës, pa kontrolle.

Mirëpo mallrat që nisen nga Anglia, Skocia dhe Uellsi kontrollohen kur të arrijnë në portet e Irlandës Veriore.

Kritikët besojnë se një marrëveshje e tillë zvogëlon pozicionin shtetëror brenda Mbretërisë së Bashkuar, si dhe aftësinë për të kryer tregti.

Britania është larguar nga Bashkimi Evropian më 31 janar të vitit 2020, pas një referendumi kundër anëtarësisë në këtë bllok.

Ajo ka qenë pjesë e bllokut evropian prej 1 janarit të vitit 1973.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tiranë: Arrestohen dy agjentë imobiliarë për mashtrim me blerje apartamentesh

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Agjentët e rremë”, duke arrestuar dy shtetas, bashkëjetues, të dyshuar për mashtrim ndaj qytetarëve në emër...

Greqi: Sekuestrohen rreth 75 kg kanabis pranë kufirit me Shqipërinë, një shqiptar në pranga

0
Policia greke në Rajo të Igumenicës ka sekuestruar rreth 75 kilogramë kanabis gjatë një kontrolli të një automjeti që vinte nga kufiri gjelbër me...

Tiranë: Arrestohen 4 persona për trafik armësh në operacionin “Lockdown”

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown” pas një hetimi dy mujor, duke arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje...

Limi largohet nga Big Brother VIP Kosova: “ Stitchi gjithmonë zgjedh veten”

0
Banori Limi ka njoftuar largimin nga gara e Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar përvojën brenda shtëpisë si “të paharrueshme”. Ai tregoi se...

Berisha konfirmon: Protesta e 10 shkurtit do të fokusohet vetëm në Tiranë

0
Ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale lidhur me organizimin e protestës së 10 shkurtit, duke bërë të qartë se...