17.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Kryeministri Edi Rama mbledhje me kryetarët e bashkive/ “Në mars do vëmë satelitin e parë dhe do na japë situatën reale të mbetjeve, por nuk bën dot as pastrimin dhe as administrimin”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mesditën e sotme një mbledhje me kryetarët e bashkive dhe prefektët për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve. Nuk kanë munguar kritikat e shumta për keqmenaxhimin e mbetjeve dhe vend depozitimeve të plehrave.

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë apel sërish kryetarëve të Bashkive të mobilizohen për çështjen e mbetjeve duke e cilësuar një turp të përbashkët. Ai tha se në mars sateliti i parë do të japë situatën reale të mbetjeve, por nuk mund të zëvendësojë punën që duhet të bëjë kryetari i bashkisë.

“Ju lutem të mobilizohemi të gjithë bashkërisht sepse ky është një turp i përbashkët. Edhe ai landfilli i Bushatit e dini pse është bërë funksional falë meritës së kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës. Vullnet i personit të zgjedhur për të mos e lënë topin në mes të fushës me justifikimin ‘s’kam ça i bëj’. ‘Unë e kam bërë timen, s’kam ça i bëj’. Shkoni në bashkinë e Maliqit. Nuk është më e pasur se sa bashkitë e tjera. Kur të gjeni plehra si ato që gjenden me shumicë në Himarë, si ato që janë në Dhërmi dhe tani që flasim më informoni dhe mua, do jem shumë i surprizuar. Pse, ça ka, ai njeri nuk pajtohet dot me ato. me siguri kur të vejë ministrja do ketë dhe ai të vetat por nuk ka thënë unë kam bërë timen dhe s’kam çfarë bëj. Vullneti, mirëadministrimi dhe ndërveprimi me ata që janë në proces bëjnë diferencën.

Tua rrisni tarifat atyre bizneseve që ndotin më shumë. Jo pensionistëve me kollajllëkun se ua merrni tek faturat. E bën kryetari i bashkisë duke u zgjuar i pari dhe duke fjetur i fundit. E bën duke mos e zënë gjumi deri sa plehrat e fundit të pastrohen.

Mjaftojnë njerëzit në këtë sallë që kjo situatë të përmbyset në një kohë të shkurtër dhe që sezoni i ardhshëm të jetë komplet gjë tjetër. Mjaftojmë ne që hyrjet e Shqipërisë, në Rinas, në Morinë, në Muriqan, në Kapshticë të mos jenë hyrje në një vend që thotë mirë se erdhe në territorin ku plehrat janë pjesë e peizazhit. Është e paimagjinueshme dhe për ta thënë fjalën e fundit kjo bisedë që bëjmë sot nuk mund të bëhej para disa vitesh se përtej vullneteve na mungonin pikat fundore. Sot i kemi, asnjë vend depozitimi i paligjshëm nuk do tolerohet dhe do shkojë deri në marrje administrim i bashkisë. E merr qeveria bashkinë në administrim.

Në mars do vëmë satelitin e parë dhe do na japë ndër informacione të tjera dhe situatën reale të mbetjeve. Çdo vend depozitim do jetë pjesë e punës së satelitit për të informuar.
As sateliti nuk bën dot pastrimin, nuk bën dot administrimin, nuk bën dot atë që bën vetëm një figurë në territor sipas ligjit që është kryetari i bashkisë”, deklaroi Rama.

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...