29.3 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Kryeministri Edi Rama paralajmëron socialistët: “Kush devijon nga rruga, duhet të shkojë atje ku ka vendin”

 

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar anëtarët e Partisë Socialiste se ata që devijojnë nga rruga e përbashkët dhe bëjnë punë të pasinqerta prapa shpinës së tij duhet të përballen me pasojat. Deklarata e tij erdhi gjatë komentimit të arrestimeve të fundit në radhët e PS-së, të cilat janë kryer me urdhër të SPAK (Prokuroria e Posaçme).

Rama theksoi se gjithmonë do të mbështesë Prokurorinë e Posaçme dhe vuri në dukje se vija e Partisë Socialiste është e qartë, duke shtuar se askush nuk duhet ta ulë kokën. Kryeministri u shpreh gjithashtu se opozita po përpiqet të përdorë arrestimet e zyrtarëve socialistë nga SPAK si një mjet për të bërë politikë opozitare.

Ata që s’do të kenë asnjëherë në dorë e shikojnë SPAK si të vetmen shpresë që të kapin ndonjë gjë, sepse ndryshe nuk kanë se si të luftojnë fare me ne. E shohin si aleat për të bërë politikë opozitare, është normale, puna e tyre,” theksoi Rama, duke sugjeruar se opozita përdor SPAK për të sulmuar qeverinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...