7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Kryeministri Edi Rama zbulon vendimet e para të qeverisë/ Përfshin në Ushtri Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes së parë të kabinetit qeveritar pas betimit në Presidencë, zbuloi disa nga vendimet e para të qeverisë së tij në këtë fillim të mandatit të tretë qeverisës.

Në këto 4 vendime përfshihen:

-Projektligji për administratën

-Projektligji për statusin e fëmijëve nën përkujdesjen e Republikës

– Përfshirjen në strukturat e Forcave të Armatosura të fituesve të medaljeve të Arit në Tokio 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

-Krijimi i Agjencisë për mediat dhe informim

Rama u shpreh se ka vendosur të përshijë në strukturën e Forcave të Armatosura dy kampionet e arta olimpike kosovare të “Tokyo 2020”, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

“Vendimi tjetër i rëndësishëm është vendimi për përfshirjen në strukturat e Forcave të Armatosura të fituesve të medaljeve të Arit në Tokio 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilat kanë arritur diçka që është absolutisht e jashtëzakonshme, të cilat po ashtu kanë shprehur interesin për tu bashkuar me Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Do të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë të trajtohen gjithë jetën me një status të veçantë.

Në shëmbujt e vendeve të tjera këtë status të veçantë kamionëve këtë status të veçantë ia jep përfshirja në Forcat e Armatosura”,- tha Rama.

Gjithashtu kryeministri theskoi se do të krijohet një njësi speciale e kampionëve, për t’i trajtuar ata në një mënyrë të veçantë gjatë gjithë jetës. Sipas kryeministrit kjo mënyrë konsiston në përfshirjen e tyre në trupën e Forcave të Armatosura.

Rama ka dhënë gjithashtu lajmin e mirë për të gjithë fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën nga covid.  Ai tha se deri në moshën 18 vjeç fëmijët do marrin rrogën e plotë të prindërit që kanë humbur.

“Projekti tjetër është projektligji për statusin e fëmijëve nën përkujdesjen e Republikës. Kjo është një masë e veçantë me një mbështetje dinjitoze për ata fëmijë prindërit e të cilëve kanë dhënë jetën në mbrojtjen e kombit. Do të përfitojnë të gjithë jetimët nën moshën 18 vjeç. Sipas kategorive do të përfitojnë edhe fëmijët prindërit e të cilëve që kanë humbur jetën nga Covid-19. Po ashtu do të përfitojnë fëmijët prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në mbrojtjen e rendit publik, ata që janë  “Dëshmor i atdheut”. Të gjithë këta fëmijë do të marrin rrogën e plotë të prindit deri në moshën 18-vjeç.

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...