8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbërrin në Tiranë, anullohet vizita në zonat e minoritetit grek

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Tiranë në kuadër të samitit mes liderëve europianë e atyre të Ballkanit Perëndimor. Mitsotakis ka takuar kryeministrin e vendit Edi Rama.

Më herët, Kryeministri Mitsotakis kishte parashikuar edhe një vizitë në zonat e minoritetit grek në jug të Shqipërisë pas samitit të Tiranës, ditën e mërkurë. Por e përditshmja greke “Kathimerini” raporton sot se kjo vizitë është anuluar dhe do të zhvillohet në një datë tjetër të papërcaktuar.
“Për shkak se fluturimi me helikopter nuk është i mundur për shkak të kushteve atmosferike, vizita e planifikuar e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Himarë, Livadh dhe Dervician është shtyrë dhe do të zhvillohet në një datë të mëvonshme”, thuhet në deklaratën e Kryeministrisë greke të publikuar nga “Kathimerini”.

Pas samitit të sotëm në Tiranë, Kryeministri grek Mitsotakis do të zhvillojë takim edhe me Kryepeshkopin Anastas Janullatos, me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...