14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Kryeministri Kurti: “Aleksandër Vuçiç, si një kukull e Kremlinit, që po përpiqet të imitojë Rusinë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se e sheh presidentin serb Aleksandër Vuçiç, “si një kukull të Kremlinit, që po përpiqet të imitojë Rusinë”.

Në një interviste për “La Repubblica”, ai është shprehur: “BRSS është kthyer në një oktapod me Federatën Ruse në qendër dhe tentakulat e saj në: Donbass, Krime, Transnistria, Osetia e Jugut… Ndërsa ish-Jugosllavia është një oktapod me Serbinë në qendër, entiteti serb në Bosnje, një entitet serb në Mal të Zi që nuk e njeh pavarësinë e tij dhe strukturat ilegale në veri të Kosovës.”

Kryeministri i Kosovës tha se nuk u befasuan nga pushtimi rus i Ukrainës, duke theksuar se Putin dëshiron të rishkruajë historinë.

“Ne e dënuam menjëherë pushtimin rus, na tronditi, por nuk u befasuam. Ai dëshiron të rishkruajë historinë dhe mendon se është në lartësinë e duhur. Lufta në Ukrainë, ku ai nuk po arrin rezultate të mëdha, nuk do t’i mjaftojë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shqetësuar: Mund të përpiqet ta bëjë këtë në Ballkanin Perëndimor. Ai mund të përdorë armë kimike siç ka bërë tashmë në Siri. Në Ballkan janë tre vende të NATO-s: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Pastaj është Kosova ime, e cila nuk pjesë, por e ka me vete NATO-n (misioni paqeruajtës i KFOR-it). Ne duhet të marrim një hap i mëtejshëm drejt partneritetit me aleancën euroatlantike, është thelbësore për sigurinë e zonës dhe ne mbështetemi tek ndihma e Italisë”, u shpreh Albin Kurti.

Sa i përket qëndrimit të Serbisë ndaj mos-njohjes së Kosovës dhe anëtarësimit të NATO, Kurti theksoi: “Ai dëshiron paratë e Evropës dhe armë ruse. Dhe gazin rus, të cilin e merr me një çmim të volitshëm, por në fakt shumë të shtrenjtë: si kukulla e Kremlinit. Vitin e kaluar Kosova mori pjesë me 350 ushtarë në stërvitjen më të madhe të NATO-s, DefenderEurope2021. Ndërsa Serbia mori pjesë me Rusinë dhe Bjellorusinë në “mburojën sllave”. Ata kanë këto mite mesjetare, pansllave dhe shumë të errëta.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...