5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Kryeministri Kurti nderon të rënët e masakrës së Kralanit dhe Gjakovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përuronte dhe bënte homazhe në Kralan të Gjakovës dhe në varrezat e qytetit në Gjakovë, për të nderuar të rënët e Kralanit dhe të familjeve Vejsa, Haxhiavdyli dhe Caka në Gjakovë.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti shprehu se vrasja e fëmijëve, pleqve, grave dhe civilëve të pambrojtur në pranverën e vitit 1999 në Kralan dhe Gjakovë, dëshmon për gjenocidin e ushtruar nga forcat serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë. Ai gjithashtu shtoi se urdhërdhënësit e këtyre krimeve janë dora e zgjatur e regjimit të Millosheviqit dhe duhet të përgjigjen para drejtësisë.

“Vrasja e fëmijëve dhe foshnjave, e pleqve dhe plakave, e grave dhe civilëve të pambrojtur në pranverën e vitit 1999, në Kralan dhe Gjakovë, dëshmon gjenocidin e ushtruar të forcave serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë,me kodin e procedurës penale dhe plotësim ndryshimin, ne, kemi mundësuar që kriminelët serbë të përndiqen, gjykohen dhe dënohen qoftë edhe në mungesë”,

Kurti po ashtu nënvizoi se me ndryshimet në kodin e procedurës penale, ata kanë mundësuar që kriminelët serbë të përndiqen, gjykohen dhe dënohen, edhe në mungesë.

Masakra në Kralan shënoi vdekjen e 80 civilëve shqiptarë, ndërsa në familjet Vejsa, Caka dhe Haxhiavdyli u prenë jetën mbi 29 civilë shqiptarë, përfshirë fëmijë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...