30.5 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Përkujtohet sot Masakra në Kralan, ku humbën jetën 86 persona

Në 2 prill të vitit 1999, në Kralan të Gjakovës, forcat ushtarake dhe policore serbe ndanë qindra djem dhe burra nga grupi i shqiptarëve, që kishin braktisur shtëpitë e tyre për të shpëtuar nga krimeve serbe. Të tjerët, përfshirë gra, fëmijë dhe pleq, u urdhëruan të shkonin drejt Shqipërisë.

Dy ditë më vonë, më 4 prill, një grup i djemve dhe burrave të mbajtur në livadh u lirua, ndërsa disa prej tyre mbeten të zhdukur përjetë.

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në vitin 2013 kishte bërë kallëzim penal ndaj disa eprorëve të Ushtrisë Jugosllave për krimet në Kralan. Trupat e 18 të ndaluarve u gjetën në një varrezë masive pranë liqenit të Peruçës, në Bajina Bashta të Serbisë.

Shoqata “Familja dhe Shpresa” kërkonte hetimin e vrasjes së 86 civilëve shqiptarë nga policia serbe më 4 prill 1999, duke theksuar se askush nga fajtorët për masakrën nuk është dërguar para drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...