17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kryeministri Mitsotakis: “Kryepeshkopi Anastas ishte një urë mirëkuptimi mes dy shteteve”

Athinë, 25 Janar 2025 – Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, duke e cilësuar atë si një figurë të shquar të Ortodoksisë dhe helenizmit.

Në mesazhin e tij ngushëllues, Mitsotakis theksoi kontributin e paçmuar të Kryepeshkopit Anastas në forcimin e besimit ortodoks dhe në ndërtimin e urave të bashkëjetesës paqësore midis popujve.

Shpreh dhimbjen time për humbjen e Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas. Kontributi i tij për Ortodoksinë është i paçmuar, me vulën e tij të pashlyer jo vetëm në vendin fqinj, por në çdo cep të tokës ku jeton dhe merr frymë helenizmi.”

Mitsotakis e vlerësoi Kryepeshkopin Anastas si një intelektual dhe shërbëtor të përkushtuar të njerëzimit, duke kujtuar angazhimin e tij në ndihmën për fëmijët e Afrikës, përkrahjen e studentëve grekë kundër diktaturës dhe përpjekjet e tij për ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë pas rënies së komunizmit.

Pata fatin të takoj dhe të punoj ngushtë me Hierarkun, i cili ndërthuri dinamizmin e besimit me mirësinë e natyrshme. Një personalitet që u bë urë mirëkuptimi mes dy shteteve.

Në fund të mesazhit, Kryeministri grek nënvizoi se trashëgimia e Kryepeshkopit Anastas do të vazhdojë të frymëzojë brezat e ardhshëm, duke përcjellë “dritën e shpresës” nga zemra në zemër.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij. I pavdekshëm dhe krijues.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...