19.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Kryeministri Mitsotakis: “Kryepeshkopi Anastas ishte një urë mirëkuptimi mes dy shteteve”

Athinë, 25 Janar 2025 – Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, duke e cilësuar atë si një figurë të shquar të Ortodoksisë dhe helenizmit.

Në mesazhin e tij ngushëllues, Mitsotakis theksoi kontributin e paçmuar të Kryepeshkopit Anastas në forcimin e besimit ortodoks dhe në ndërtimin e urave të bashkëjetesës paqësore midis popujve.

“Shpreh dhimbjen time për humbjen e Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas. Kontributi i tij për Ortodoksinë është i paçmuar, me vulën e tij të pashlyer jo vetëm në vendin fqinj, por në çdo cep të tokës ku jeton dhe merr frymë helenizmi.”

Mitsotakis e vlerësoi Kryepeshkopin Anastas si një intelektual dhe shërbëtor të përkushtuar të njerëzimit, duke kujtuar angazhimin e tij në ndihmën për fëmijët e Afrikës, përkrahjen e studentëve grekë kundër diktaturës dhe përpjekjet e tij për ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë pas rënies së komunizmit.

“Pata fatin të takoj dhe të punoj ngushtë me Hierarkun, i cili ndërthuri dinamizmin e besimit me mirësinë e natyrshme. Një personalitet që u bë urë mirëkuptimi mes dy shteteve.”

Në fund të mesazhit, Kryeministri grek nënvizoi se trashëgimia e Kryepeshkopit Anastas do të vazhdojë të frymëzojë brezat e ardhshëm, duke përcjellë “dritën e shpresës” nga zemra në zemër.

“I përjetshëm qoftë kujtimi i tij. I pavdekshëm dhe krijues.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...