Kryeministri Edi Rama shprehu vlerësimin për ardhjen e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, që vizitoi Tiranën në një periudhë të vështirë.
“Kjo është një vizitë e një rëndësi të veçantë për raportet tona. Këtë herë, ne kemi një vlerësim të veçantë për këtë vizitë, pasi jemi të vetëdijshëm për kohën e trazuar, jo vetëm në kufijtë e Evropës, por edhe në zona të tjera me rëndësi strategjike.
Fakti që ju gjetët kohë dhe e patë të nevojshme të ndaleni në Tiranë, është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë, por edhe e vlerësimit që ju i bëni kësaj miqësia, këtij partneriteti dhe këtij rajoni”, u shpreh kreu i qeverisë në konferencën e përbashkët me sekretarin amerikan, në përfundim të takimit me dyer të mbyllura në Kryeministri.