Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të opozitës kundër Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, duke ofruar një sqarim për situatën shëndetësore të tij. Gjatë një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka theksuar se Agaçi ndodhet në një spital në Itali për trajtim pas disa komplikacioneve serioze shëndetësore, përfshirë një operacion të zemrës dhe një dalje të mushkërive nga funksioni.
Kryeministri ka hedhur poshtë akuzat se Agaçi është arratisur dhe ka shtuar se as nuk i janë sekuestruar dokumentet dhe laptopi i tij, siç është thënë nga opozita. Rama theksoi se Agaçi ka studiuar në Itali, ka qenë pjesë e një studioje të njohur të avokatisë në Romë dhe është vlerësuar me medalje nderi nga Presidenti i Italisë për kontributin e tij profesional.
Rama ka komentuar gjithashtu sulmet ndaj Agaçit, duke e konsideruar si një tentativë për të dëmtuar figurën e tij dhe familjen, duke u referuar në mënyrë të veçantë akuzave të bëra nga opozita, që e kanë përshkruar si të arratisur nga drejtësia.
“Prej ditësh këneta ka marrë peng Ëngjëll Agaçin, ka marrë peng gruan, vajzën e tij, nënën, familjen me fermant të bufit që e shpalli sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë të arratisur nga drejtësia. Agacci studio në Itali, u bë pjesë e një prej studiove të njohura të avokatisë në Romë, u kthye në Shqipëri me ftesën time dhe i përket ajkës së juristëve shqiptarë
Për atë që përfaqëson është vlerësuar me medalje nderi nga Presidenti i Italisë. Para disa kohësh u nis në Itali për arsye domethënëse shëndetësore, kaloi në tehun mes jetës dhe vdekjes si pasojë e një bllokimi të një arterie koronare për të cilën u operua në zemër dhe pas operacionit pati një dalje të mushkërive nga funksioni gjë që imponoi futjen në aparaturën e frymëmarrjes së drejtuar,” tha Rama.