28.5 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Berisha reagon ndaj deklaratave të Ramës për Agaçin: “Pse nuk publikoni spitalin?”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar publikimin e Kryeministrit Edi Rama mbi situatën shëndetësore të Ëngjëll Agaçit, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Rama kishte njoftuar se Agaçi ndodhet në spital në Itali, pasi kishte kaluar një operacion të rëndë dhe po trajtohej për komplikacione shëndetësore.

Berisha ka hedhur dyshime mbi deklaratën e Ramës, duke sugjeruar se Agaçi është fotografuar në kafene në Romë dhe se informacionet për gjendjen e tij shëndetësore janë të pasakta. Ai kërkoi që Rama të publikojë emrin e spitalit dhe klinikës ku po kurohet Agaçi, duke theksuar se, nëse situata është e vërtetë, nuk ka arsye për të fshehur këto detaje.

“Ai ka një muaj që është zhdukur. Nuk tregojnë as spital, as klinike, përkundrazi nga Roma vijnë foto nëpër kafene. Por po të ishte e vërtetë, ai tregon spitalin, kliniken.Të pyes Edi Ramën, por kur hoqe zorrën qore çte shtyu të publikosh foton ditën e parë. Pse ti operacionin nuk e mbajte sekret, kurse tani për Agaçion sekret spitali, sekret largimi. Jo vetëm kaq, por Vilma e pushuar nga ambasada e SHBA për fshehje akti kriminal emërohet në vend të tij”, tha Berisha.

Berisha kërkoi transparencë dhe sqarime për situatën e Agaçit dhe e quajti këtë situatë si një tentativë për të fshehur diçka që nuk është e qartë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...