11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Kryeministri Rama: Lëvizjet në drejtësi dhe frytet e SPAK, projekte të Partisë Socialiste

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste në Pogradec, ku foli për lëvizjet e fundit në drejtësi dhe kontributin e SPAK. Sipas tij, kjo reformë është projektuar nga Partia Socialiste që në kohen kur ajo ishte në opozitë.

Rama tha se goditjet në drejtësi janë pa precedent dhe kanë shërbyer për shembull për vendet e tjera. Ai po ashtu shtoi se ky proces është rezultat i punës dhe vizionit të Partisë Socialiste.

Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se miti i paprekshmërisë është zhdukur, duke theksuar se kjo ndryshim nuk vjen nga ndonjë ndikim ndërkombëtar, por është produkt i vullnetit dhe iniciativës së vetë Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër është drejtësia. Ne e kemi patur ambicien tonë më të lartë. Dhe kemi bërë përpjekje për të bërë reformë drejtësi qysh se ishim në opozitë. Kur ishim në opozitë i kemi propozuar qeverisë së atëhershme që të bëjmë një reformë në drejtësi. Kur bëmë programin e PS dhe kishin diskutime brenda përbrenda. Një gjëje që i vjen koha i vjen koha. Ja ku jemi sot. Në sytë e të gjithëve, drejtësia po merr në pamje tjetrër. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë në nivelin e rretheve. Por po ndodh diçka që nuk ka ndodhur qysh nga themelimi i shtetit shqiptar, që nga 1912. Hiqni të pushtetshmit që vriste diktatura. Nuk ka bërë vaki, që në Shqipëri të funksionojë një trup drejtësie që nuk pyet se as kush je, as se me kë je, as sa lart je dhe as sa nga lart je mësuar t’i shohësh të tjerët. Na thonë se e kontrollojmë ne. Pse e thonë? Se nuk është mësuar njeri këtu. Sidomos nga ata që kanë patur pushtet. Se kështu ka funksionuar gjithmonë, kur kanë qenë ata në pushtet, që drejtësia ishte palë, e telekomuanduar. Ka plot gjëra që mund të diskutojmë. Por ky është fakt. Në Shqipëri ka rënë përfundimisht miti i personit të paprekshëm. Janë disa që e thonë se e solli Amerika. Si e solli Amerika? Me aeroplan. E ka sjellë vetëm një forcë, Partia Socialiste, u shpreh Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...