17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kryeministri Rama: “Mbështetja për Ukrainën nuk duhet të ngecë për shkak të politikës së brendshme apo burokracisë”

Kryeministri Edi Rama krah presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky u ndal edhe tek mbështetja me municione për Ukrainën. Rama tha se shpesh kjo mbështetje ngec nga shtetet e mëdha për shkak të politikës së brendshme apo çështjeve burokratike. Rama thotë se ky është një shqetësim, pasi nga ana tjetër kemi një agresor që po merr jetë në mënyrë të pamëshirshme.

Shqipëria është një anëtare krenare e NATO-s, edhe pse e vogël, bashkë me gjithë partnerët nga Uashingtoni në Bruksel kemi dënuar agresionin dhe ne kemi bërë gjithçka mundur dhe do vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndihmuar Ukrainën me të gjitha mjetet. Në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm për kapacitetit tona, jemi të ndërgjegjshëm që ajo për të cilën ka nevojë Ukraina është mbështetja e të gjithëve, por para së gjithash mbështetja dhe ndihma e më të mëdhenjve dhe të pasurve. E shohim me shqetësim që kjo mbështetje ndonjëherë, ngecet sepse Ukraina shndërrohet në një çështje të politikës së brendshme të një vendi apo një tjetri, apo se ndodhin vonesa të gjata burokratike. Nga ana tjetër kemi një agresor që nuk ndalet për as një sekondë së godituri në përpjekjen për të aneksuar edhe më shumë territor duke marrë në mënyrë të pamëshirshme jetë të pafajshme dhe duke shkatërruar Ukrainën dhe ta bëjë shumë të vështirë për familjet, gratë, fëmijët që të jetojnë një jetë normale”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...