5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kryeministri Rama nderon Kryepeshkopin Anastas Janullatos në ceremoninë e lamtumirës: “Jeta e tij ishte plotësisht e përmbushur”

Në ceremoninë e lamtumirës për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim emocionues, duke shprehur ngushëllimet për komunitetin ortodoks dhe theksuar kontributin e jashtëzakonshëm të Janullatos për Kishën Autoqefale të Shqipërisë. Rama u shpreh se sot komuniteti ortodoks është në zi, por theksoi se jeta e Janullatos ishte tërësisht e përmbushur, duke realizuar një mision të rëndësishëm në ringritjen dhe forcimin e Kishës Autoqefale gjatë 33 viteve të tij të shërbimit.

“Komuniteti ortodoks është sot në zi, Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare është sot e ve. Kryepeshkopi e përfundoi detyrën e tij si pasrendës i apostujve në shërbim të ortodoksëve të Shqipërisë. Jeta e tij qe një jetë për mbarë Kishën, plot 33 vite ungjillëzim në viset e Shqipërisë, nga 1992 e deri më sot, janë një shifër tejet domethënëse. Simbolikë e përbashkët me moshën e Jezu Krishtit. 3 vite ringjalli ortodoksinë dhe 30 vite të tjera punoi në ngritjen e ngrehinës së shkrumbuar të Kishës Autoqefale,” tha Rama.

Gjithashtu, Kryeministri theksoi lidhjen e fortë të Kryepeshkopit me Shqipërinë, duke e konsideruar atë “Atdheu i tij i dytë”. Mbesa e Kryepeshkopit Anastas, në fjalimin e saj, theksoi se dashuria e tij nuk bënte dallim mes kombeve, racave, shteteve dhe feve, duke përçuar mesazhin e një jete të përkushtuar për shërbimin dhe paqen. Ajo theksoi se veprat e Kryepeshkopit janë admiruar dhe bekuar nga shumë, dhe përmes dialogut ndërfetar, ai ishte një shembull i respektuar nga shumë liderë botërorë.

Rama e përmbylli fjalimin e tij duke nënvizuar se gjithçka që bëri Kryepeshkopi Anastas ishte në shërbim të një misioni të madh dhe të rëndësishëm për kishën dhe Shqipërinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...