10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Kryeministri ukrainas në Berlin: “Gjermania ka bërë përparim të madh në mbështetjen e saj të Ukrainës me armë”

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka mbërritur në Berlin më 3 shtator, për bisedime me kancelarin gjerman Olaf Scholz, duke u bërë zyrtari i parë ukrainas i rangut më të lartë që viziton Gjermaninë në disa muaj.

Vizita sinjalizon fundin e tensioneve midis dy vendeve, pasi Kievi ka kritikuar Berlinin në të kaluarën për dhënien e pakët të ndihmës në luftën e Ukrainës kundër pushtimit rus.

Scholz vizitoi Kievin në qershor dhe dërgesat e armëve për vendin janë rritur që atëherë.

“Gjermania ka bërë përparim të madh në mbështetjen e saj të Ukrainës me armë”, tha Shmyhal për mediat gjermane para udhëtimit.

Ai shtoi se Kievi ka nevojë për më shumë armë, veçanërisht për “tanke luftarake moderne” si Leopard 2 i Gjermanisë. Shymhal tha gjithashtu se vendi i tij ishte i përgatitur të furnizonte Gjermaninë me energji elektrike për të ndihmuar ekonominë më të madhe të Evropës të reduktojë varësinë e saj nga importet ruse të energjisë.

Shmyhal do të takohet gjithashtu me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier më 4 shtator, për të rregulluar tensionet që prej kur Kievi refuzoi ofertën e Steinmeier për të udhëtuar në Ukrainë, në muajin prill.

Steinmeier zemëroi Kievin në ditët pas pushtimit rus duke ofruar vetëm 5.000 helmeta. Ai ka mbrojtur më parë qëndrim për politikë të “zbutjes” ndaj Rusisë, por pranoi në vazhdën e pushtimit të Moskës se politika ishte gabim.

Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt. /REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...