7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kryepeshkvi Arjan Dodaj me mesazh për Pashkët: “Të ringjallim shpresën dhe të promovojmë punën e ndershme”

Me rastin e festës së Pashkës, kryepeshkvi i Tiranë–Durrësit, Arjan Dodaj, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë duke përcjellë një mesazh reflektimi dhe bashkimi për shoqërinë shqiptare.

Në fjalën e tij, Dodaj theksoi rëndësinë e largimit nga interesat e momentit dhe nevojën për një angazhim të përbashkët në promovimin e vlerave hyjnore dhe njerëzore.

Kemi nevojë për njerëz që nuk mbyllen tek interesi i momentit. Mesazhi dhe angazhimi i parë jo vetëm i fesë por edhe i çdo institucioni shqiptar duhet të jetë hyjnor,” u shpreh kryepeshkvi.

Ai uroi që festa e Pashkës të shërbejë si bekim për familjet shqiptare dhe si shtysë për të forcuar themelet e shoqërisë përmes kulturës së punës së ndershme.

Urimi i kësaj feste le të jetë që populli, kombi dhe shteti shqiptar të vijojë me bekimin hyjnor për familjen shqiptare. Të bëhemi bashkë për të promovuar kulturën e punës së ndershme,” vijoi ai.

Në fund të mesazhit të tij, Arjan Dodaj bëri thirrje për të ringjallur shpresën për një të ardhme më të mirë, më të jetuar dhe më të ndriçuar nga dashuria dhe vlerat shpirtërore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...