7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kryesia e Kuvendit të Kosovës dështoi të marrë vendime, partitë politike refuzojnë të vazhdojnë punën

Kryesia e Kuvendit të Kosovës u mblodh për herë të parë pas konstituimit të dytë me synimin për të formuar trupat parlamentare dhe për të shqyrtuar buxhetin e shtetit dhe buxhetin për tre komuna, por sipas kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, mbledhja nuk prodhoi rezultat pozitiv.

“Nuk është e zakontë me u mbledhë kryesia, por unë mendoj që ose së paku kam pritë se sikur të kishte vullnet politik ka qenë bindja ime e thellë që s’ka pasë shkelje ligjore e Kushtetuese për me i themelu komisionet”, deklaroi Basha.

Partitë politike refuzuan vazhdimin e punës së Kuvendit, duke argumentuar se rregullorja e punës kërkon fillimisht votimin e qeverisë. Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar partitë në konsultime të premten për këtë çështje. PDK-ja konfirmoi pjesëmarrjen, por shtoi se nuk ekziston një shumicë e re parlamentare për formimin e qeverisë.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, tha se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe se nuk duhet të ketë taktizime: “Kosova nuk ka kohë për të humbur, nuk e kemi as edhe një ditë për të humbur. Është e qartë që nuk ka shumicë të re parlamentare.”

Lëvizja Vetëvendosje u rezervua për koment, duke theksuar se vendi është drejt zgjedhjeve. Nënkryetarja Albulena Haxhiu theksoi: “Gjithçka në kohën e vet, nesër do të japim qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Presidentja mund të shpallë zgjedhjet ose të caktojë mandatarin për formimin e qeverisë.”

Më 26 tetor, Albin Kurti nuk arriti të zgjidhej kryeministër për mungesë numrash. Presidentja e Kosovës ka afat deri më 5 nëntor për të caktuar mandatarin e dytë për formimin e qeverisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...