9.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Tedi Blushi në Parlament: “Ramaforma u bë për të burgosur opozitën dhe krijuar një regjim represiv”

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në Kuvend të enjtes, 30 tetor, akuzoi qeverinë se qëllimi i reformës në drejtësi ishte shtypja e opozitës përmes burgosjeve politike dhe shkeljes së të drejtave të njeriut.

Ai renditi rastin e arrestimit të kryetarit të PL, Ilir Meta, më 21 tetor 2024, si një shembull të qartë të asaj që e quajti “Ramaformë”, e cila sipas tij synonte burgosjen e liderëve opozitarë, përfshirë edhe Sali Berishën dhe deputetin Ervin Salianji.

“Në funksion të qëllimit të Ramaformës për të goditur kundërshtarët politikë të korrupsionit, ne u shndërruam në pak vite në të vetmin vend anëtar të NATO-s me të burgosur politikë, duke krijuar edhe precedentin e parë të dënimit me burg të denoncuesit të krimit, siç ishte rasti i deputetit Ervin Salianji. Hetimet dhe masat e arrestit ndaj dy liderëve kryesorë të opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta, ishin njëherazi edhe asgjësim përfundimtar i iluzionit se SPAK funksionon si institucion i pavarur,” tha Blushi.

Ai shtoi se reforma ka shndërruar policinë dhe institucionet e drejtësisë në instrumente arbitrare nën kontrollin e kryeministrit, duke garantuar imunitet për personat e lidhur me pushtetin dhe duke penalizuar qytetarët e thjeshtë dhe opozitarët.

Blushi kritikoi gjithashtu shifrat e paraburgimeve dhe dënimeve: “Aktualisht numri i të paraburgosurve nga SPAK përbën vetëm 9.7% të totalit, ndërsa të dënuarit me burg pas hetimeve të SPAK janë vetëm 9.5%. Kjo tregon përdorimin e strukturës si mjet represioni politik nga Edi Rama.”

Ai përfundoi duke theksuar se qëllimi i vërtetë i Ramaformës nuk ishte lufta kundër krimit dhe korrupsionit, por ruajtja e paprekshmërisë së pushtetit dhe krijimi i një regjimi represiv dhe arbitrar, duke lënë pas qytetarët e thjeshtë dhe fermerët shqiptarë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...