14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kryesia e PD-së cakton 12 drejtuesit Politikë në qarqe: Berisha kërkon qeveri teknike nga arresti shtëpiak

Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh përmes një videokonference të thirrur nga Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpiak për aferën “Partizani”, dhe pa surpriza caktoi 12 drejtuesit politikë për qarqet kryesore të vendit. Të përzgjedhurit janë emra që janë rreshtuar krah Berishës që nga ndarja e partisë me Lulzim Bashën.

Belind Këlliçi, i cili humbi zgjedhjet lokale për Bashkinë e Tiranës, është caktuar tashmë drejtues politik i qarkut të Tiranës. Luçiano Boçi, që la mandatin e deputetit për të kandiduar në Bashkinë e Elbasanit dhe humbi, do të drejtojë qarkun e Shkodrës, ku socialistët fituan për herë të parë pas pluralizmit.

Enno Bozdo është konfirmuar si drejtues politik i qarkut të Beratit, ndërsa Ivi Kaso do të drejtojë qarkun e Korçës, një pozicion që më parë mbahej nga Edmond Spaho. Ervin Salianji, i cili drejtoi fitoren e PD-së në Kavajë, do të udhëheqë qarkun e Elbasanit, një detyrë që më parë ishte e Gazment Bardhit, i cili tani do të drejtojë qarkun e Fierit, një zonë që drejtohej nga Luan Baçi.

Agron Gjekmarkaj do të rikthehet në qarkun e Lezhës, ku ai ishte zgjedhur deputet në zgjedhjet e vitit 2021. Xhelal Mziu, i cili fillimisht u rreshtua krah Bashës por më pas kaloi te Berisha, do të drejtojë qarkun e Dibrës, ndërsa Flamur Hoxha është konfirmuar në Kukës. Tritan Shehu do të drejtojë qarkun e Gjirokastrës, Bujar Leskaj do të udhëheqë Vlorën, dhe Oerd Bylykbashi do të vijojë të drej

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...