14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëron intensifikim të betejës politike: “Gjendja në vend sa vjen e përkeqësohet, në vend të stabilizohet apo përmirësohet”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëron intensifikim të betejës politike në muajin shtator, në të gjitha frontet dhe forumet, me qëllim, rikthimin e demokracisë në vend.

Basha thotë se PD ka qenë dhe është e paduruar, por jo për veten e saj, dhe madje është akuzuar për këtë karakteristikë.

Do intensifikojmë betejën tonë në të gjithë frontet e gjithë forumet, me vetëdijen se kjo është sot betejë jetike për shqiptarët jo thjesht për identitetin tonë. Kjo nuk do jetë një rrugë e lehtë dhe një rrugë që PD mund ta përshkojë e vetme.”

‘’Gjendja në vend sa vjen e përkeqësohet, në vend të stabilizohet apo përmirësohet. Formula e stabilizimit pa demokraci nuk funksionon në Shqipëri. E shohim në vuajtjet e përditshme, plagët në familje, depresionin psikologjik që shoqëron varfërimin.

“Do hedhim gjithë hapat e nevojshem për një bashkëpunim me gjithë forcat e gjalla të shoqërisë në cdo fushë nga sipërmjarrja te elita e mendjes e shpirtit të shqiptarëve , nga të rinjtë, studentët të papunët tek fermerët, sipërmarrja e vogël dhe e mesme, mësuesit, shëndetësia. Që të gjithë bashkë të përballemi me një gjendje jashtëzakonisht të rëndë, paprecedentë në 31 vite pluralizëm dhe demokraci.

Të thuash që para kësaj PD të presë radhën, nuk është realiste. Nuk kemi qëndruar për asnjë cast duarkryq, të paduruar kemi qenë dhe mbetemi, por jo për veten tonë. Të paduruar për ti dhënë fund varfërisë, pabarazisë.’’- tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit më të ndjeshme emocionalisht

0
Në astrologji, disa shenja të zodiakut njihen për ndjeshmërinë e tyre të lartë emocionale dhe mënyrën intensive se si përjetojnë situatat e jetës. Ja...

Ministri i Jashtëm i Iranit: “Nuk kemi kërkuar armëpushim apo negociata me SHBA”

0
Ministri i Jashtëm i Irani, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani nuk ka kërkuar asnjëherë armëpushim apo negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

Nadire Meçorapaj fiton drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë

0
Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Vlorë është mbyllur me fitoren e Nadire Meçorapaj. Sipas rezultateve përfundimtare, Nadire...

SHBA: 14-vjeçari akuzohet për vrasjen e nënës së tij në shtëpi

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Cheyenne në shtetin Wyoming, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një 14-vjeçar është arrestuar dhe akuzohet...

Nëna e Nikol: “Të vërtetën e dimë vetëm unë dhe ajo”

0
Gjatë prime-it të së martës, banorja e Big Brother VIP 5, Nikol, rrëfeu se ka 8 vite pa folur me nënën e saj. Sot,...