35.8 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Raporti i OSBE/ODHIR, Kryedemokrati Lulzim Basha: “25 prilli ka treguar që shteti është futur në gërmadhë”

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat komentoi raportin përfundimtar të OSBE/ OHDIR mbi zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se raporti i publikuar prej tyre, vërtetoi ‘masakrën elektorale’. Megjithatë ai shtoi, se PD tanimë është shumë më e fortë në përballje me ‘regjimin’.

Kreu i PD, u ndal te 2 pika të raportit, më konkretisht pikën 1 dhe 2, ku sipas tij, u fol mbi vjedhjen e votës dhe ndryshimet e njëanshme kushtetuese.

“Përkundër masakrës zgjedhore, shqiptarët i kanë dhënë PD më shumë forcë dhe vendosmëri për ta çuar deri në fund përballjen me regjimin. Këtë betejë se bëjmë për vetën tonë, për PD, por për Shqipërinë dhe shqiptarët. Të dëmtuarit e mëdhenj, të dëmtuarit e 25 prillit. Do të përdorim të gjithë forcën në të gjitha formulat, me të gjithë miqtë e Shqipërisë që e duan vendin demokratik më pranë Evropës. Këtë me qëllimin e madh që Shqipëri a të ecë përpara dhe raporti i 25 prillit t’i përkasë së shkuarës dhe jo të ardhmes.

25 prilli ka treguar që shteti është futur në gërmadhë. Mekanizmi për t’i kthyer në shërbim të njerëzve është prishur për shkak të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Rekomandimi 1 ka të bëjë me ndryshimet e njëanshme të kushtetutës. U krye jo thjesht duke përjashtuar opozitën, por u krye në kuadër të një plani të mirëmenduar për t’i dhënë partisë në pushtet avantazhe të pamerituara. Pak më pak se 16 vite angazhim aktiv në politikë, e në 30 vite demokraci, s’mbaj mend që të kërkohet që shteti të sigurojë të drejtën për zgjedhje të lira.

Kjo thotë që shteti ka asgjësuar votën e lirë dhe të fshehtë. Apo ata kërkuan hetimet për rastet e vjedhjes ë votave. Kjo do të thotë që më 25 prill ka rënë demokracia. Nëse shteti kishte siguruar zgjedhje të lira, pse do të ishte rekomandimi 2 i ODIRIT. Në asnjë vend demokratik s’mendohet një gjë e tillë. Detyra para nesh është e madhe, se sa ribërja e një reforme zgjedhore të standardeve demokratike.

Detyra është që duke pranuar krizën e thellë që ndodhet sot demokracia, të bëjmë gjithçka që aspiratat e shqiptarëve të gjejnë një akt dhe çdo veprim, në çdo aksion të opozitës, brenda dhe jashtë parlamentit. Këtu përfshihet detyrimi për t’i dhënë të gjithëve një kod zgjedhor që garanton votën e lirë”, u shpreh Basha

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...

U hodh në liqen për t’u freskuar dhe nuk u kthye më! Zhduket bashkëshorti...

0
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti...

74 orë shpresë mes rrënojave, por fundi ishte tragjik! Futbollisti argjentinas humb gruan dhe...

0
Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pasi kërkimet 74-orëshe për bashkëshorten e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre, të zhdukur...

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...