10.5 C
Tiranë
Saturday, April 4, 2026
spot_img

Kryetarja e ILDKPKI-së, Evgjeni Bashari: “Janë aplikuar 33 masa administrative me gjobë ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë”

Kryetarja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI-së, Evgjeni Bashari, në fjalën e mbajtur sot në Kuvend tha se gjatë vitit 2020 janë vendosur 33 gjoba ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë.

Ndërsa bëri një rezyme të punës së ILDKPI-së Bashari tha se janë administruar 3769 deklarata të subjekteve private, si dhe janë kontrolluar 238 kandidatë për në institucionet e reja të drejtësisë.

Konkretisht, Inspektoriati i Lartë vijoi bashkëpunimin me organet e rivlerësimit kalimtar, me qëllim përmbushjen e detyrave funksionale në mënyrë sa më efektive. U përmbyll me sukses procesi i dorëzimit të dokumentacionit të plotë, së bashku me raportet e hollësishme dhe për pjesën e mbetur të subjekteve të rivlerësimit pranë komisioneve të pavarura të kualifikimit dhe ONM-së. Gjithashtu, në përmbushje të rekomandimit, në drejtim të administrimit të deklaratave të pasurisë për subjektet kandidatë në pozicione të ndryshme të sistemit, kemi mbështetur emërimin e kandidatëve në këtë sistemit. Kemi përfunduar kontrollin e plotë për 238 kandidatë, përfshirë kandidatët për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese, gjyqtar në Gjykatën e Lartë, kandidatë për drejtorë në Byronë e Lartë të Hetimit, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit për Korrupsion dhe Krimit të Organizuar si dhe magjistratë“.

Aktet e kontrollit bashkë me dosjet janë dërguar pranë KED-së KLGJ-së dhe KLP-së. Inspektoriati i Lartë ka vijuar me zbatimin e tre ligjeve bazë për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, konfliktit të interesave, sinjalizimit dhe mbrojtjes së sinjalizuesëve.  Përgjatë vitit raportues janë administruar 3769 deklarata të interesave private, për të cilat u krye procesi i skanimit, kontrollit paraprak, si dhe kontrollit aritmetik dhe logjik mbi pasurinë. 762 subjekte u përfshinë në skemën e kontrollit të plotë dhe hetimit administrative dhe janë referuar pranë Prokurorisë, strukturave të Hetimit Tatimor, strukturave të Policisë 72 raste. Janë aplikuar 33 masa administrative me gjobë ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë”, tha Bashari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shkodër, plagosje e dyfishtë me thikë mes adoleshentësh pranë shatërvanit

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Shkodrës, pranë shatërvanit, ku dy të rinj janë plagosur me thikë gjatë...

Vlorë, humbi jetën 63-vjeçari pas një sherri – Policia identifikon dy autorët

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku 63-vjeçari Ismail Aliaj humbi jetën pas një sherri. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Aliaj...

Shtatë punonjës policie në Peqin pezullohen pas zbulimit të depos me kanabis në emër...

0
Shtatë punonjës të Komisariatit të Policisë Peqin janë pezulluar nga detyra pas zbulimit të një depoje të mbushur me kanabis, që rezultoi të ishte...

“Është fatkeqësi që je shqiptar”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Mateos në Big...

0
Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” po intensifikohen deri në momentet e fundit të reality show-t. Sot, Rogerti dhe Mateo patën një...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve: Gazoili 224 lekë/litri, benzina 181...

0
Në mbledhjen e datës 3 prill 2026, Bordi i Transparencës vendosi çmimet e reja të shitjes për nënproduktet e naftës. Sipas vendimit, çmimi i...