15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Kukës – Arrestohet 60-vjeçari për tentativë kultivimi kanabisi në Mgullë, në kërkim edhe vëllai; procedohet kryeplaku për shpërdorim detyre

Policia e Kukësit ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në kuadër të operacionit kombëtar anti-kanabis të koduar “Koordinata”, duke arrestuar një 60-vjeçar dhe shpallur në kërkim vëllain e tij, si bashkëpunëtor në këtë aktivitet të paligjshëm.

Gjatë kontrolleve nga toka dhe ajri me dronë, në fshatin Mgullë, në pronën e shtetasve Q. P. dhe P. P., u zbuluan 29 kubikë me fidanë të dyshuar të llojit Cannabis Sativa.

Si rezultat i veprimeve hetimore:
• Q. P., 60 vjeç, është arrestuar në flagrancë;
• P. P., vëllai i tij, është shpallur në kërkim;
• Ndërkohë, është proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit, shtetasi K. Ç., me akuzën “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se ka neglizhuar detyrat ligjore për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni është pjesë e aksionit të përforcuar të policisë për të parandaluar dhe goditur në mënyrë të hershme kultivimin e drogës, një prioritet i shpallur për sezonin e verës në të gjithë vendin.

Policia e Kukësit deklaron se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje dhe fton qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të paligjshëm përmes numrit falas 112 ose aplikacionit Komisariati Dixhital, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...