10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Kukës/Operacioni i Policisë “Reaction” parandalon ngjarjen kriminale në familje

Komisariati i Policisë Kukës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Reaction,” duke ndërhyrë në kohë për të parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje, në fshatin Arrën. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë një 60-vjeçar që ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe kërcënonte atë dhe fëmijët me armë zjarri. Policia sekuestroi tre armë zjarri dhe municion luftarak të mbajtur nga 60-vjeçari në banesën e tij.

Shërbimet e Policisë së Komisariatit Kukës, pas marrjes së një njoftimi se një shtetas ushtronte dhunë dhe kërcënonte familjarët e tij me armë, organizuan menjëherë ndërhyrjen për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të efektivëve, në kuadër të operacionit “Reaction,” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., 60 vjeç, banues në fshatin Arrën.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit dhe në zonën pranë vendngjarjes, ku ndodhej i dyshuari, policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri automatike, një pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat janë sekuestruar si prova materiale. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...