12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Kukës/Qindra bimë kanabisi të asgjësuara ,të përfshirë 2 kryetar fshatrash

Gjenden 894 bimë kanabisi në fshatrat e Kukësit, Gjonpepaj, Lekbibaj dhe Mserr, ku nën hetim u vunë 4 persona.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për dy kryetarë të fshatrave Gjonpepaj dhe Lekbibaj, dhe dy përgjegjësit e shërbimit pyjor në këto dy fshatra, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet antikanabis në të gjithë qarkun, finalizohet faza e tretë e operacionit “Bjeshkët e Nemuna”.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 894 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara, në territoret e fshatrave Gjonpepaj, Lekbibaj dhe Mserr.

Procedohen penalisht kryetarët e fshatrave Gjonpepaj dhe Lekbibaj, si dhe përgjegjësit e shërbimit pyjor të këtyre dy fshatrave, për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.

Në vijim të kontrolleve antikanabis, me shërbime nga toka dhe me dronë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës kanë finalizuar fazën e tretë të operacionit policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, në kuadër të të së cilës:

në fshatin Gjonpepaj janë gjetur të kultivuara 178 bimë narkotike cannabis sativa;

-në fshatin Mserr janë gjetur të kultivuara 428 bimë narkotike cannabis sativa;

-në fshatin Lekbibaj janë gjetur të kultivuara 288 bimë narkotike cannabis sativa.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit P. U. dhe S. S., kryetarë të fshatrave Gjonpepaj dhe Lekbibaj; A. Q. dhe Gj. P., përgjegjësit e shërbimit pyjor në këto dy fshatra, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të këtyre rasteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...