11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kukës/ Situatë e vështirë rrugore dhe mungesë energjie pas stuhisë së borës

Ulja e menjëhershme e temperaturave gjatë natës në Kukës, shoqëruar me era të forta dhe borë të dendur, ka shkaktuar vështirësi serioze në lëvizjen në rrugët rurale dhe nacionale të qytetit. Segmentet e rrugëve janë prekur nga akulli dhe bora, duke e bërë udhëtimin të rrezikshëm.

Autoritetet vendore bëjnë thirrje për përdorimin e gomave dimërore dhe zinxhirëve për të lehtësuar lëvizjen dhe për të parandaluar aksidentet.

Situata bërët akute pasi erërat e forta po grumbullojnë borën në shumë pjesë të rrugëve, ndërkohë që bora vazhdon të bie me intensitet. Kjo ka çuar në vështirësi të mëdha për banorët dhe shoferët.

Në lidhje me këtë situatë, shumë banorë janë pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të linjave elektrike nga rënija e borës dhe era e fortë. Mungesa e energjisë elektrike gjatë natës ka prekur gjysmën e lagjeve të qytetit të Kukësit, duke përfshirë lagjet 4, 5, 6, Ram Has, Zabel dhe Lagjen e Re.

Ekipet e shërbimeve emergjente janë në terren për të riparuar linjat e dëmtuara dhe për të rikthyer furnizimin me energji elektrike sa më shpejt të jetë e mundur. Autoritetet vendore po bëjnë përpjekje maksimale për të menaxhuar situatën dhe për të ofruar ndihmë të nevojshme për banorët e prekur nga këto vështirësi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Inteligjenca artificiale në luftë: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli përdorin AI për operacione kundër...

0
Inteligjenca artificiale po përdoret në një shkallë të paparë në operacionet ushtarake të Shtetet e Bashkuara dhe Izrael kundër Iran, duke shënuar një fazë...

BE shtyn rregullat e reja për inteligjencën artificiale deri në vitin 2027

0
Vendet anëtare të Bashkimi Evropian po planifikojnë të zbatojnë rregulla më të rrepta për ofruesit e inteligjencës artificiale shumë më vonë nga sa ishte...

Ambrozia Meta: “Rama më tha në korridor: ‘Je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat’”

0
Tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve janë rikthyer sërish në qendër të debatit publik, pas incidentit të ndodhur gjatë një konference për shtyp...

Adrola Dushi për lidhjen me Capital T: “Janë bërë disa vite që jemi bashkë,...

0
E ftuar në një studio televizive, modelja Adrola Dushi ndau disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital...

Raporti i PE: “Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka ngecur”

0
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamenti Evropian, në të cilin N1 ka...