11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Kukës – Tentativë për trafikim narkotikësh në pikën kufitare të Morinës, arrestohet 35-vjeçari nga Fieri

Policia Kufitare në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës ka finalizuar me sukses një operacion të shpejtë në pikën kufitare të Morinës, duke goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi P. G., 35 vjeç, banues në Fier.

Gjatë një kontrolli të imtësishëm në vijën e dytë, mbi bazën e analizës së riskut dhe përzgjedhjes së automjeteve, shërbimet e Policisë Kufitare ndaluan automjetin tip “Audi” që drejtohej nga i dyshuari. Gjatë kontrollit, brenda mjetit u gjetën të fshehura dy pako me lëndë të dyshuar narkotike, kanabis, me peshë totale 2 kilogramë e 227 gramë.

Menjëherë pas zbulimit, mjeti u sekuestrua dhe ndaj 35-vjeçarit u mor masa e arrestit në flagrancë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia Kufitare nënvizon se kontrollet intensive në pikat kufitare do të vijojnë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare dhe trafikimeve të paligjshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...