23.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Kultivonte fidanë narkotikë cannabis sativa, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar si dhe vihet në pranga edhe kryeplaku i fshatit, për shpërdorim detyre.

Kryeplaku i fshatit Bajzë në Malësi të Madhe dhe një person tjetër që akuzohet për kultivim droge janë arrestuar nga policia.

Kryeplaku Tonin Curaj akuzohet për  shpërdorim detyre.

Polica thotë se në fshatin Bajzë është konstatuar një rast i kultivimit të lëndëve narkotike, që ishte mbjellë përreth banesës së shtetasit Olson Çutaj.

Njoftimi i policisë

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Bajzë, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Vihet në pranga edhe kryeplaku i fshatit, për shpërdorim detyre.

Vijojnë kontrollet e njëpasnjëshme në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

O. Ç., 35 vjeç banues në Bajzë, Malësi e Madhe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”

T. C., 55 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, me detyrë kryeplak i fshatit Bajzë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, në ambientin përreth banesës së shtetasit O. Ç. kanë gjetur të kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT