5.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Kumbaro flet për DW pë vdekjen e 7-vjeçares në Himarë: Një person i papërgjegjshëm theu çdo ligj dhe rregull

Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro reagoi edhe njëherë në lidhje me ngjarjen e rëndë në plazhin e Potamit, ku 7-vjeçarja Jonada Avdija humbi jetën duke u larë në det pasi u godit nga një skaf që drejtohej nga ish-efektivi i policisë Arjan Tase.

Kumbaro tha për Deutsche Welle se ngjarja erdhi pasi një person i papërgjegjshëm theu çdo ligj dhe rregull dhe për këtë arsye kërkoi dënim maksimal për të.

“Kemi të bëjmë me një ngjarje ku një person krejt i papërgjegjshëm ka thyer çdo ligj dhe rregull duke tejkaluar kordonin e sigurisë dhe bërë manovra të rrezikshme, i cili meriton ndëshkim maksimal”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Më tej, ministrja shton se po përgatitet paketa e re e rregullave për aktivitetet turistike detare.

“Ne po bëjmë gati paketën e rregullave të reja për normimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve turistike detare. Kemi kërkuar nga Policia e Shtetit dhe Policia Kufitare monitorim të rreptë të hapësirës ujore në plazhe si edhe ndëshkime maksimale për kundravajtësit”, shton ministrja Kumbaro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT