26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Situata e zjarreve 24 orët e fundit/ Raportohen 14 vatra zjarri, 4 prej tyre vazhdojnë të jenë ende aktive dhe larg zonave të banuara

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri. Nga të cilat janë izoluar dhe shuar vatrat në:

në lagjen Mehaj, bashkia Malësi e Madhe;
në fshatin Dushkarak, bashkia Selenicë;
në fshatin Lekaj, bashkia Rrogozhinë;
në fshatin Progjni, bashkia Gjirokastër;

në fshatin Blerimaj, bashkia Kavajë;
në fshatin Molisht, bashkia Berat;
në fshatin Pishë Poro, bashkia Fier;
në fshatin Novosel, bashkia Vlorë;
në fshatin Vilëz, bashkia Shkodër;
në fshatin Shetaj, bashkia Durrës;

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 246 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 30 mjete zjarrfikëse.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, ditën e djeshme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor dhe 50 vullnetarë. Vijon puna edhe ditën e sotme nga forca dhe kapacitete e pushtetit vendor
Në fshatin Sojnik dhe Tunjë, bashkia Gramsh, ku vijon angazhimi i strukturave të bashkisë për izolimin e vatrës.
Në fshatin Niçë, bashkia Pogradec, për të cilin po punohet nga shërbimi zjarrfikës për shuarjen përfundimtare.
Të gjitha vatrat aktive zhvillohen jashtë zonave të banuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...