8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Kumbaro sot në Bruksel raportoi punën e Shqipërisë për kapitullin 27 të BE: Investojmë në trajtimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e biodiversitetit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka folur për punën e ekipit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në kuadër të angazhimit për përmbushjen e direktivave të kapitullit të 27 për integrimin në Bashkim Europian që i kushtohet mjedisit. Ministrja Kumbaro theksoi se Shqipëria ka bërë progres domethënës në fuqizimin e kornizave ligjore dhe rregullatore, në përputhje me ato të Bashkimit Europian.

Fjala e Kumbaros:

Dua të theksoj angazhimin e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e mjedisit, i cili reflektohet në përpjekjet tona për të luftuar ndotjen e ajrit, për menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve dhe për të ruajtur ekosistemin tonë unik. Ne jemi gjithashtu të përkushtuar të ndërmarrim veprime kolektive për të adresuar sfida globale si ndryshimet klimatike, ndotja dhe humbjet në biodiversitet. Shqipëria do të vazhdojë të ketë një rol konstruktiv në iniciativat rajonale dhe të Ballkanit Perëndimor lidhur me mjedisin dhe ndryshimet klimatike”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit tha se Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve, ndërsa theksoi punën që po bëhet drejt ekonomisë qarkulluese, ku edhe në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit është krijuar një drejtori e posaçme për këtë qëllim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...