Këngëtari Artan Kola, i eliminuari i së shtunës nga Big Brother VIP Albania 5, ka folur për herë të parë pas daljes nga shtëpia, duke rrëfyer për eksperiencën e tij dhe duke hedhur akuza ndaj disa banorëve. I ftuar në “Ftesë në 5”, Kola tha: “Kur kam qenë unë i famshëm, të tjerët ruanin lopët. Rogerti p.sh. punonte në KESH në Lezhë, merrte lekët e të gjithëve dhe luante bixhoz. Prandaj iku, nuk i thashë unë këto brenda se nuk jam unë Rogerti. Ajo lojë për mua ka mbaruar. Kur dola më thanë bravo të qoftë se nuk ia dhe dorën askujt.”
Artani rrëfeu se loja kishte ndikim edhe mbi bashkëshorten e tij: “Gruan e gjeta të traumatizuar. Big Brother ajo nga ana tjetër. Akuza… i thashë para se të futesha, e mban mend, mund të dalin dhe pislliqe. P.sh. kam shkuar në një dasmë, kam marrë 2 mijë euro dhe i kam fshehur 500 euro, ose i kam luajtur në bixhoz.”
Ai shtoi se stilit të tij të drejtpërdrejtë i është kushtuar penallizim: “E keqja ime është që jam shumë i drejtpërdrejtë dhe kjo më ka penalizuar gjithë jetën.” Deklaratat e tij kanë ndezur debate të shumta mbi dinamikat e brendshme të shtëpisë dhe sjelljen e banorëve gjatë këtij edicioni.






