4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Kurti nis këtë javë bisedimet për formimin e Qeverisë së re: “Kosovës i duhet një mandat i ri”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se këtë javë do të nisin diskutimet për formimin e Qeverisë së re, pas mandatimit nga presidentja Vjosa Osmani.

Pas konstituimit të Kuvendit më 10 tetor, Osmani i dha Kurtit detyrën për krijimin e kabinetit të ri qeveritar, pasi Lëvizja Vetëvendosje doli forcë e parë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por pa shumicë të plotë për të qeverisur e vetme.

Kurti tha se afati i fundit për mbajtjen e seancës ku do të prezantojë kabinetin “Kurti 3” është 26 tetori, por theksoi se mund të ndodhë më herët, nëse arrihet marrëveshje politike.

“Kosovës i duhet edhe një mandat i Qeverisë sonë, në përputhje me rezultatin e 9 shkurtit. Nëse komunikimet rezultojnë të suksesshme, nuk e presim 26 tetorin”, deklaroi Kurti në një konferencë për media.

Ai nuk zbuloi me cilat parti po zhvillon bisedime, por shtoi se nëse nuk arrihet marrëveshje për shumicën, është i gatshëm për zgjedhje të reja parlamentare.

Ndërkohë, Albulena Haxhiu, nga radhët e Vetëvendosjes, ka përjashtuar çdo mundësi koalicioni me PDK-në apo Listën Serbe, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas Kushtetutës, Kurti ka 15 ditë nga momenti i mandatimit për të paraqitur kabinetin qeveritar në Kuvend. Nëse nuk siguron 61 vota, presidentja Osmani duhet të rifillojë konsultimet me partitë politike dhe, në rast dështimi të dytë, të shpallë zgjedhje të reja brenda 40 ditësh.

Deklaratat e Kurtit erdhën një ditë pas zgjedhjeve lokale në 38 komunat e vendit, ku Vetëvendosje fitoi në Podujevë, Kamenicë dhe Shtime, ndërsa shkon në balotazh në 12 komuna.

Sipas KQZ-së, pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 40%, dhe procesi u zhvillua pa incidente të mëdha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...