15.5 C
Tiranë
Wednesday, September 24, 2025
spot_img

“Kush do të merret me llafe…”, Kryetari i Bashkisë Shkodër,Beci,përgjigjet ndaj aludimeve për dorëheqje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaguar ndaj aludimeve të publikuara në media për një mundshme dorëheqje nga detyra e tij si kryebashkiak. Gjatë një inspektimi të punimeve për pastrimin e kolektorit në zonën e Perashit, Beci deklaroi se ka qenë i pranishëm në SPAK për të dhënë shpjegime dhe se vazhdon të punojë normalisht. “Ne vazhdojmë punën. Sigurisht, jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. Kush do të merret me llafe të merret me llafe; mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet dhe punët. Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë,” tha ai.

Kryebashkiaku Beci u paraqit në SPAK më 1 nëntor 2024, por nuk dha detaje për mediat në lidhje me arsyen e thirrjes së tij, duke thënë se “do flas në momentin e duhur”. Në lidhje me punën për pastrimin e kolektorit, Beci theksoi se kjo është një ndërhyrje historike, pasi ky kolektor nuk është pastruar për 30 vjet dhe ka qenë i bllokuar nga ndërtimet pa leje.

Unë mendoj se kjo është më e rëndësishmja për qytetin, është kolektori që në 30 vite nuk është pastruar. Vazhdojmë intensivisht të punojmë dhe po bashkëpunojmë shumë mirë edhe me banorët, të cilët i falenderoj për mirëkuptimin e tyre. Sigurisht, ne jemi duke punuar në oborret pranë banesave të tyre dhe po ecim besoj shumë mirë. Mendoj se është prioriteti i ndërhyrjeve të bashkisë dhe ujësjellësit. Nuk ka dhuratë më të madhe sesa pastrimi i këtij kolektori në prag të sezonit të dimrit që po hyjmë,” shtoi Beci.

Prej disa ditësh, Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike të Bashkisë Shkodër, në bashkëpunim me Ujësjellës Kanalizime, kanë nisur punën për pastrimin e kolektorit nga Perashi drejt zonës së Draçinit, një projekt ky i rëndësishëm për të parandaluar përmbytjet e mundshme gjatë reshjeve intensive të shiut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 24 Shtator 2025

0
Dashi Sot energjia juaj është e lartë dhe ju mund të përballoni çdo sfidë. Në punë, një vendim i guximshëm do të sjellë rezultate pozitive....

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 24 Shtator 2025

0
Mëngjesi nis i freskët, me diell të lehtë dhe ajër të pastër. Gjatë ditës, temperatura pritet të ngrihen duke sjellë mot të ngrohtë dhe...

Emërime të reja në QSUT dhe Fondin e Sigurimit Shëndetësor

0
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, prezantoi sot dy emërime të rëndësishme në shëndetësi: Anxhela Paparizo si drejtoreshë e re e Qendrës...

Mjeku radiolog goditi infermierin me thikë brenda spitalit në Tiranë, president I peshëngritjes

0
Tiranë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme brenda ambienteve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku mjeku radiolog Dashamir Çajka ka goditur...

Fjorald Behari zgjidhet kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë

0
Vlorë, 23 shtator – Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka zgjedhur kryetarin e ri, pas transferimit të ish-kryetarit Enkel Peza në Tiranë. Detyrën...