29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Skema e re e pensioneve ende pa financim për 2025: Indeksimi dhe bonusi me buxhet të reduktuar

Skema e re e pensioneve që po diskutohet ndërmjet disa institucioneve nuk është përfshirë në buxhetin e vitit 2025, pasi ende nuk është finalizuar një formulë përfundimtare. Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë një mbledhjeje në komision, deklaroi se vetëm pasi të përcaktohet skema e re, do të diskutohen mundësitë për financimin e saj.

“Projektbuxheti i vitit 2025 nuk e adreson skemën përfundimtare të pensionit apo bonuset që synohet të jepen, pasi jemi ende në proces. Kur të kemi formulën finale, mund të ulemi për të rishikuar buxhetin e shtetit,” u shpreh Malaj.

Për vitin e ardhshëm janë parashikuar vetëm 16 milionë euro për indeksimin e pensioneve dhe 37 milionë euro për bonusin e fundvitit. Bonusi i fundvitit është rritur lehtë me 1 milion euro, ndërsa ministri Malaj njoftoi se kjo rritje është bërë me synimin për të rritur vlerën e bonusit. “Për vitin 2025 kemi 3.7 miliardë lekë për bonusin e fundvitit dhe presim që vlera e bonusit të rritet,” shtoi Malaj.

Në total, për vitin 2025 janë parashikuar 53 milionë euro për indeksimin e pensioneve dhe bonuset, një shifër më e ulët krahasuar me 2024, kur u shpenzuan 78 milionë euro për këto qëllime.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...