10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

“Kush është Mondi i policisë së Shkodrë”/Bardhi akuzon Ramën për emërime në polici: Publikon komunikime nga SKY ECC

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është përballur ashpër me kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen e mbetjeve toksike dhe përfshirjen e krimit të organizuar në emërimet në policinë shqiptare. Gjatë replikës së tij në Kuvend, Bardhi publikoi një komunikim të koduar nga aplikacioni SKY ECC, të cilin e përdorin kriminelët për të komunikuar në mënyrë të fshehtë. Ai pretendoi se ky komunikim zbulon se kush e ka zgjedhur drejtorin e Policisë së Shkodrës, duke hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe lidhjeve të saj me krimin.

Bardhi deklaroi: “E dija që ishe ekspert i inceneratorëve, por që të ishe ekspert i mbetjeve të rrezikshme, këtë nuk na e kishte marrë mendja. Rai të akuzoi se je i lidhur me krimin e organizuar.

Ai vazhdoi duke publikuar detaje nga komunikimet e SKY ECC:

Kodi DGLXJM: “O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti?”
Përgjigjet kodi 7142D9: “Po, por kam frikë se nuk e bën.”
DGLXJM: “Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla.”

Sipas Bardhit, “Mondi” është drejtori aktual i Policisë së Shkodrës, i cili u emërua një muaj pasi një përfaqësues i njërës prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm.

Ai akuzoi Ramën se qeveria po bashkëpunon me krimin e organizuar dhe paralajmëroi se do të kërkohet llogaridhënie për këto veprime: “Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...