15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Kush është Ylli Zalla? I kërkuari për arsenalin e Niklës, i lidhur me atentatin në Rinas dhe i njohur prej vitesh nga policia

Personi që shihni në foto është Ylli Zalla, pronari i banesës në Nikël ku policia zbuloi një arsenal të rëndë armësh dhe lëndësh shpërthyese. Në shtëpinë e tij u gjetën 3 kallëpe tritol, 12 granata dore, 4 armë zjarri, 6 mijë fishekë, 5 mina me telekomandë si edhe mbi 2 kg kanabis. Sipas hetimeve paraprake, nga e njëjta banesë dyshohet se ka dalë edhe mjeti i autorëve të atentatit mafioz në Rinas, ndërsa Zalla dyshohet t’i ketë ndihmuar qitësit për sigurimin e armëve.

Jo një emër i ri për policinë

Ylli Zalla është i njohur për organet e rendit prej të paktën një dekade. Ai ka rënë në pranga më parë, në vitin 2014, i dyshuar për prodhim bombash artizanale. Në atë periudhë, Zalla dyshohej se kishte lidhje me elementë që simpatizonin grupet terroriste të ISIS, të cilët rekrutonin shqiptarë për luftën në Siri.

Për Zallën, Gjykata e Shkallës së Parë në Krujë kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, nën akuzën për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Nuk ka të dhëna të qarta nëse ai ka marrë dënim përfundimtar për këtë çështje.

I dyshuar edhe për vrasje me profil të lartë

Emri i Ylli Zallës është përmendur edhe si një nga të dyshuarit kryesorë në vrasjen e shtetasit libanez Anuar Rizik, ngjarje e ndodhur pas Ambasadës Amerikane në Tiranë. Edhe atëherë, Zalla u lidh me aktivitete kriminale të rrezikshme dhe me individë të botës së krimit.

Ndryshimi drastik ndër vite

Fotot e publikuara ndër vite tregojnë një ndryshim të dukshëm në paraqitjen e tij. Në të kaluarën ai shfaqej me mjekër, në poza me armë dhe kallashnikov në duar, ndërsa imazhet e fundit paraqesin një pamje ndryshe, por me të njëjtën linjë kriminale që e ka ndjekur prej vitesh.

Shpallja në kërkim

Pas zbulimit të arsenalit në Nikël, Policia e Tiranës e ka shpallur Zallën në kërkim, ndërsa po heton rolin e tij të mundshëm si ndihmëtor i atentatorëve të Rinasit, ku më 11 nëntor u vra Gilmando Dani dhe u plagos oficeri i AMP-së, Muçi Shaljani.

Operacioni “Tracking” vijon, ndërsa strukturat policore po kërkojnë kapjen e 48-vjeçarit, i konsideruar një hallkë kyçe e grupimeve kriminale në zonën e Fushë-Krujës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...