21 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Vlora – Operacioni “Triple”: Tre të rinj në pranga për trafikim kokaine

Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rrjet të shpërndarjes së drogës në qytet, duke finalizuar operacionin e koduar “Triple”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Njësinë e Mbështetjes Operacionale të Hetimit.

Në pranga kanë rënë tre shtetas të rinj nga Lushnja: Amarildo Rrethi (20 vjeç), Jozef Rica (25 vjeç) dhe Lorenc Kiptiu (21 vjeç), të cilët dyshohet se transportonin lëndë narkotike kokainë me qëllim shpërndarjen në Vlorë.

Si u kapën?
Policia, bazuar në informacione operative dhe vëzhgim të vazhdueshëm, ka ndaluar automjetin Volkswagen me të cilin lëviznin tre të rinjtë. Gjatë kontrollit, në lagjen Kushtrimi, nën timonin e mjetit u gjetën të fshehura 101 gram kokainë, e gatshme për tregun lokal.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu 4 aparate celularë që dyshohet se përdoreshin për komunikimet e aktivitetit kriminal, si dhe automjeti me të cilin transportohej droga.

Të tre të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Hetimet vijojnë për të identifikuar lidhjet e tyre dhe rrjetin e shpërndarjes që përfitonte nga aktiviteti i tyre në Vlorë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...