5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Kush ishte shënjestra e operacionit që u parandalua sot në Lezhë/ Ishte hera e tretë qe tentohej për atentat , konflikti kishte nisur që në Belgjikë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i sotëm në Lezhë, ku personit që kishin vendosur në shënjestër Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, nuk e kishte për herë të parë një atentat të tillë.

3 vite më parë iu vendos tritol në banesë ndërsa policia nuk arriti ta zbardhte dot ngjarjen. Ndërkohë për herë të dytë iu bë atentat me armë në zonën e Kamzës në Tiranë.

Bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë të ndodhur disa kohë më parë dhe konflikti ka nisur në Belgjikë.

Ky i fundit u sulmua me armë me armë zjarri pranë banesës së tij, ku mbeti i plagosur së bashku me bashkëshorten e rij Antonetën. Ky plan ekzekutimi ka ardhur si pasojë e konflikteve të drogës të dyshuara që kanë nisur në Belgjikë me vëllezërit Paluca. Ndërkohë lënda eksplozive dyshohet se është sjellë në mënyrë ilegale nga jashtë Shqipërisë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas po organizonin të kryenin një vrasje, duke përdorur mina me telekomandë dhe armë zjarri, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Mataro”, një emërtesë kjo spanjolle që do të thotë “Vrasësit”në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë Mark Lamkja 27 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë, i dënuar më parë në Itali, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Nikoll Marku, 62 vjeç dhe Marie Marku, 60 vjeçe, të dy banues në lagjen “Varosh”, Lezhë. Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve Edmir Vlashi, 31 vjeç dhe Hektor Ndoka 31 vjeç, persona me precedentë të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore, të dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës. Dy personat që janë shpallur në kërkim, kishin pak kohë që ishin kthyer nga Belgjika, dhe mbaheshin nën vëzhgim nga policia ku janë konstatuar duke lëvizur edhe në Tiranë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...