Ardian Kona, ish-drejtor i Kadastrës së Durrësit, është arrestuar sot pasi ndaj tij është caktuar masa “arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim. 52-vjeçari akuzohet për përfshirje në regjistrimin e një prone me dokumente false.
Ardian Kona është djali i tezes së Monika Kryemadhit, deputete e Partisë së Lirisë dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, ish-Presidentit të Republikës. Masa e sigurisë ndaj tij u caktua nga Gjykata e Durrësit më 19 nëntor 2024, pas një hetimi lidhur me këtë çështje.