13.5 C
Tiranë
Tuesday, February 3, 2026
spot_img

Kuvendi dëgjon kandidatët për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, theks te mbikëqyrja, kreditimi dhe mbrojtja e konsumatorit

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot seancën dëgjimore me një pjesë të kandidatëve që kanë aplikuar për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në kuadër të procesit të rinovimit të këtij organi të rëndësishëm drejtues të bankës qendrore.

Gjatë prezantimeve, kandidatja Erjona Bejleri theksoi se mbikëqyrja bankare duhet të shkojë përtej treguesve financiarë tradicionalë, duke u fokusuar më fort te qëndrueshmëria e modeleve të biznesit të bankave. Sipas saj, kapitali dhe likuiditeti i fortë nuk garantojnë stabilitet afatgjatë nëse përfitueshmëria mbështetet në strategji të ngushta ose afatshkurtra. Ajo vuri theksin edhe te forcimi i qeverisjes korporative, duke e cilësuar rolin e bordeve dhe mbikëqyrjen e pavarur si linjë të parë mbrojtjeje ndaj rreziqeve financiare.

Kandidati Arben Zibri u përqendrua te forcimi i kuadrit makroprudencial dhe përdorimi i hershëm i indikatorëve paralajmërues, si dhe te rritja e aksesit të ekonomisë në financë. Ai theksoi se niveli i ulët i kreditimit, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, po kufizon rritjen ekonomike dhe produktivitetin.

Mbrojtja e konsumatorit financiar ishte në qendër të prezantimit të kandidates Matilda Shehu, e cila propozoi krijimin e institucionit të ombudsmanit financiar dhe forcimin e zbatimit të standardeve ESG në sistemin bankar. Në të njëjtën linjë, kandidati Saimir Muçmata propozoi masa konkrete për trajtim të drejtë të klientëve, standardizim të informacionit parakontraktor dhe ngritjen e një zyre për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve pranë Bankës së Shqipërisë.

Kandidatja Eni Xheko theksoi rëndësinë e forcimit të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë, rritjen e transparencës në vendimmarrje dhe lidhjen më të fortë të politikave të bankës qendrore me ekonominë reale, si edhe përmirësimin e edukimit financiar.

Nga ana e tij, kandidati Emis Cerava vendosi fokusin te nxitja e kreditimit në sektorët kyç të ekonomisë, si bujqësia dhe turizmi, duke theksuar gjithashtu nevojën për monitorim të kujdesshëm të financimit të sektorit të ndërtimit dhe zhvillimin e produkteve të reja financiare.

Kandidatja Fatmira Kola nënvizoi rëndësinë e rritjes së besimit të publikut te Banka e Shqipërisë përmes transparencës dhe komunikimit më të gjerë institucional. Ndërsa kandidati Aleksandër Çavo vuri theksin te dimensioni ligjor i mbikëqyrjes bankare, me vëmendje të veçantë ndaj rreziqeve dixhitale dhe ndërtimit të një kuadri ligjor për përdorimin e inteligjencës artificiale në sistemin bankar.

Në fund, kandidatja Adela Karapici propozoi ngritjen e një kurrikule për edukimin financiar në të gjithë sistemin arsimor dhe forcimin e mëtejshëm të pavarësisë institucionale të Bankës së Shqipërisë.

Në fund të vitit 2025 përfundoi mandati i gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Tre prej anëtarëve të rinj do të propozohen nga Kuvendi i Shqipërisë përmes Komisionit për Ekonominë dhe Financat, ndërsa tre të tjerë do të propozohen nga Këshilli i Ministrave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama-Berisha kundër SPAK: Strategjia e fshehur për të shkatërruar drejtësinë dhe mbrojtjen e krimit...

0
Së fundmi, zhvillimet politike dhe ligjore në Shqipëri kanë rritur shqetësimet për pavarësinë dhe funksionimin efektiv të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Zhupa kërkon tërheqjen e projektligjit për Reformën Territoriale: “Nuk duhet të vendoset me ultimatume”

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi sot në Kuvend se projektligji për Reformën Territoriale duhet të tërhiqet, duke theksuar se mazhoranca nuk mund...

Boçi akuzon mazhorancën:”Ju morët gjithçka me pushtetin e votave dhe imponuat…”

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka denoncuar sot në Kuvend mënyrën si mazhoranca po menaxhon Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, duke e...

Shehaj akuzon mazhorancën: Dy vite pa interpelancë për Belinda Ballukun, shkelje e Kushtetutës

0
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar publikisht mazhorancën për moszbatim të kërkesës së tij për interpelancë me zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Sipas Shehajt,...

Reshjet rekord të dëborës në Japoni shkaktojnë 30 viktima, situata më kritike në Aomori

0
Reshjet e dendura të dëborës në Japoni gjatë dy javëve të fundit kanë shkaktuar vdekjen e 30 personave, njoftuan autoritetet lokale. Mes viktimave është...