23.1 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Vodhi para dhe cigare në dy minimarkete në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje

Një 33-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje, ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së dy minimarketeve në qytet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes dhe identifikimin e autorëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”, bazuar në informacionet e siguruara nga puna hetimore dhe gjurmuese.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i një shtetasi 33 vjeç, banues në lagjen “Rilindja”, Vlorë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja”.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas dyshohet se më datë 29 janar 2026, në lagjen “Pavarësia 2”, dhe më datë 31 janar 2026, në lagjen “Isa Boletini”, ka vjedhur shuma parash dhe steka cigaresh në dy subjekte tregtare (minimarkete).

Policia bën me dije se vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor edhe të disa rasteve të tjera të dyshuara, që mund të jenë kryer nga i njëjti autor.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...