Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka dhënë një deklaratë për mediat pas kaosit në Parlament duke thënë se “Kuvendi është marrë për fyti nga të lemerisurit e Rilindjes”, referuar socialistëve.
Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ditë që fshihet për të gjetur një zgjidhje për skandalin me ”McGonigal” ku akuzohet për takimet e fshehta me të. Vasili tha se “Rama është i zhytur deri në grykë”.
“Shqipëria mbetet në vend për korrupsionin, sot kuvendi është marrë për fyti nga të lemerisurit e Rilindjes, Rama duhet të ishte përgjigjur por ka ditë të tëra që fshihet po përpiqet që të zgjidhë problemi po është shumë i rëndë, nuk e zgjidh dot, faktet janë të rënda nuk e dëmton dot opozitën sepse fshehja është prova e frikës së tmerrshme. Sot patë që ai u fsheh në mënyrën më të turpshme për një aferë ku përmendet 14 herë dhe është i zhytur deri në grykë dhe vendi i tij ku është votëbesuar dhe duhet të japë llogari ju e patë që u fsheh Nikolla është vendosur në krahun e shkatërrimit ka marrë përsipër të ekzekutoj ecurinë normale të parlamentit janë shndërruar në kufoma politike”, tha Vasili.