10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të nëntë të konstituohet – opozita refuzon votimin e fshehtë për kryeparlamentarin

 

Në një përpjekje të nëntë të pasuksesshme, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën as të enjten të konstituojnë Kuvendin, pasi propozimi për votim të fshehtë për kryetar Kuvendi, i bërë nga kryesuesi Avni Dehari, nuk kaloi. Në këtë seancë nuk u propozua asnjë emër për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Nga 110 deputetë prezentë, votuan vetëm 55, prej të cilëve 54 votuan pro dhe 1 kundër. Pjesa tjetër e opozitës – PDK, LDK dhe AAKrefuzuan të votojnë, duke paralajmëruar se nëse procedurat do të vazhdojnë në këtë formë, do ta çojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Reagimet politike:

Memli Krasniqi (PDK) tha se po krijohet një precedent i paprecedentë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar mënyrën e propozuar si të paligjshme dhe arbitrare:

“Mos e ktheni Kuvendin në cirk. Kur nuk i keni votat në mënyrë transparente, si mund t’i keni në mënyrë të fshehtë? A ka ndonjë pazar që ne nuk e dimë? Po krijoni precedentë antikushtetues”.

Hykmete Bajrami (LDK) e quajti veprimin arbitrar dhe shkelje të rregullores dhe kushtetutës, duke theksuar se LDK nuk do të bëhet pjesë e një shkeljeje të tillë.

Time Kadrijaj (AAK) po ashtu u shpreh kundër votimit të fshehtë dhe kërkoi respektimin e procedurave kushtetuese.

Fatmir Limaj (Nisma):

Kreu i Nismës Socialdemokrate, që ka tri mandate në Kuvend, tha se pa një marrëveshje politike, nuk mund të ketë konstituim të Kuvendit dhe formim të qeverisë:

“Vetëm një marrëveshje politike që përcakton shumicën parlamentare mund ta zhbllokojë këtë situatë.”

Në këtë situatë, Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar, ndërsa kriza institucionale po thellohet, pa një marrëveshje mes partive politike për emrin e kryeparlamentarit dhe ndarjen e posteve drejtuese.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...